Këtë puntatë në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo kanë qenë të ftuar disa nga deputetët e opozitës të cilët kanë folur për protestën që opozita do të zhvillojë nesër.
Teksa u pyet për vizitën e Blinken Lavdrim Lita tha se sekretari i shtetit amerikan është takuar për 15 minuta me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Lavdrim Lita:Për mendimin tim ishin 2 ose 3 arsye, një vizitë kortezie për shqiptarët pasi shteti shqiptar është bërë mikpritës me emigrantët.
Blinken duartrokiti 2 herë Ramën për ndihmën ndaj avganëve.
Fjalët më të rëndësishme nuk i tha Ramës por Begajt pasi i tha që Shqipëria është lider
në rajon.
Ka ndodhur takimi 15 minuta takim kokë me kokë me Dumanin, nuk i ka thënë sulmo këtë sulmo atë bëjë atë thjesht i ka dhënë kurajo që të ngrejë stekën për të dënuar korrupsionin.
Është reforma në drejtësi që amerikanët qe kanë investuar 40 mijë dollarë, është investim i tyre.