Valencia ka shpallur 3 ditë zie për tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e djeshme pas flakëve që përfshinë bllokun e apartamenteve ku jetonin 400 persona.
Nga kjo tragjedi kanë mbetur të vdekur 4 persona dhe dyshimet janë se edhe 14 të tjerë kanë humbur jetën.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez shkoi sot në vendin e ngjarjes ku mbajti një fjalim para ndërtesës së rrënuar.
Edhe pse zjarrëfiksit kanë arritur menjëherë në vendngjarje ata nuk mund t’i shpëtonin dot të gjithë.
Mediat e huja shkruajnë se në apartamente kishte edhe një numër të lartë turistësh të cilët po qëndronin aty prej ditësh.