-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kur do rikthehen ditët me diell? Parashikimi javor i motit

Kryesoret

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në relievet malore.

Ditën e Enjte dhe atë të Premte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave.

Vlen për tu theksuar se për shkak të erës me drejtim nga kuadrati i jugut si dhe masave ajrore të ngrohta pritet që temperaturat të kapin vlera deri në 24-25 grad celcius, temperature këto disa gradë më të larta se sa mesatarja mujore klimatike për muajin që ndodhemi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit