Policia njoftoi sot se trupi i një 65-vjeçari nga Mitrovica, që u mbyt teksa peshkonte në lumin Buna është gjetur sot. Mëngjesin e 17 dhjetorit 2023, 65-vjeçari me iniciale H.S ishte duke peshkuar në breg të lumit, kur rrëshqiti dhe ra në lumë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi” njofton policia.