-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Saga dhe vrasja e gabuar, gazetari: Killerin e arratisi punonjësi i karotrecit

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga masakra e Bon Boskos dy vite më parë që u zbardh plotësisht pak ditë më parë nga policia. Gazetari Eni Ferhati ka treguar dinamikën e vrasjes së Erion Çelës në Don Bosko, e cila rezultoi se ishte një ngatërrim objektivi. Ferhati tha se objektivi i vrasjes ishte vëllai i Erion Hasanbelliut dhe porositës Kasandër Noga.

Ai tha se vrasësi Kevin Suçi (Zeneli) u ndihmua nga një punonjës i një karotreci për të larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit. “Është provuar vrasja e gabuar e Erion Çelës në zonën e Don Boskos, e cila ishte një ngatërrim objektivi. Në shënjestër ishte vëllai i Erion Hasenbelliut.

E reja e këtij operacioni që nuk e di pse u trumbetua me kaq të madhe nga Policia e Tiranës, ishte vetëm implikimi i një punonjësi karotreci për të larguar nga autorët pas ngjarjes, pikërisht Kevin Suçin (Zenelin), nga Don Bosko me anë të një automjeti.

Katër nga masat e sigurisë janë ekzekutuar me burg. Vëllezërit Beqiraj janë në burg. U arrestuan disa persona. Ngjarje të tilla është mirë që rihetohen, por për mua nuk ka sjellë asgjë të re”, tha Ferhati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit