Një 39-vjeçar është kapur në Portin e Durrësit pasi i janë gjetur dhe sekuestruar sasi eurosh dhe paundi.
Policia ka vendosur në pranga qytetarin me iniciale E.F, 39-vjeç banues në Vlorë.
Nga kontrolli fizik, këtij personi iu gjetën 9670 euro dhe 3345 paund që tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
Paratë dhe provat iu sekuestruan në cilësi të provave materiale.