-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja Arben Lleshit/ Pamjet kur Mjacaj del nga qelia me armën në dorë, dy oficerë e shoqëronin

Kryesoret

Janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë së burgut kur Sokol Mjacaj doli me armën në dorë për të vrarë Arben Lleshin në burgun e Peqinit.

Saktësisht, në orën 13:47 e 7 sekonda, Mjacaj shfaqet në korridorin e godinës B, Sektorin numër 2, kati i dytë. Janë momentet ku ai sapo ka dalë nga qelia e tij me numër 9. Në sfond janë edhe 3 punonjës policie. Njëri prej tyre, është shoqëruesi që e përcjell nga qelia në zonën e ajrimit, siç parashikohet në rregullat e sigurisë.

Kamera e fikson për të paktën 16 sekonda në korridor para se të dalë jashtë kur ora shënon 13:47 e 23 sekonda. Siç konstatohet nga imazhet, ai dallohet teksa shkon drejt derës me duar në xhepa. Nga analizimi i pamjes, dallohet kontraktimi i tij sikur ruhet për të fshehur diçka në xhepa. Por, kjo me sa duket nuk u ka bërë përshtypje punonjësve të policisë që si rregull, do të duhej ta kontrollonin.

“Skema sigurisë e ka qartë, çdo i burgosur që lëviz jashtë sektorit tij, janë të ndarë, kalon proces kontrolli të detyrueshëm ,qoftë ajrosje, takim me familjar apo aktivitete brenda regjimit, futboll apo aktivitete tjera, në hyrje apo dalje kontrolli i të burgosurve është i detyrueshëm”, u shpreh Faik Basha, ish-drejtor i burgut të Peqinit.

‘Sigurisht dhe neve, çdo prokuror apo gjyqtar, avokat kontrollohet me mënyrë të imtësishme, fizikisht dhe pajisje elektronike për këtë arsye duket absurde dhe e çuditshme se si futet arma nëse funksionojnë kontrollet”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beçi.

Policët që e shoqëronin autorin e krimit për të dalë në ajrim ishin Indrit Dubali dhe Ilir Balla. Hapja e zgarës së hekurit për të dalë është bërë nga polici në shërbim në atë vend Fatos Pire./TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit