-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin paralajmëron NATO-n: Do të ketë luftë bërthamore nëse dërgoni trupa në Ukrainë

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin, në fjalimin e tij për gjendjen e kombit të enjten, paralajmëroi vendet e NATO-s se rrezikojnë konfliktin bërthamor nëse dërgojnë trupa në Ukrainë. Ai shtoi se Rusia duhet të forcojë rajonin e saj ushtarak perëndimor pas pranimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancën Atlantike.

Rusia nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në punët e saj të brendshme, tha Putin gjatë fjalimit të tij vjetor në parlamentin rus. Ai tha gjithashtu se kushdo që do të përpiqet të pushtojë Rusinë do të përballet me pasoja më të rënda sesa në Luftën e Dytë Botërore, sepse vendi tani ka armë që mund të godasin objektivat në territorin e armikut.

Putin tha se shumica absolute e rusëve mbështesin ‘operacionin special ushtarak’. “Mundësitë luftarake të forcave të armatosura janë rritur shumëfish. Njësitë tona janë të vendosura në zotërim të iniciativës. Ata po përparojnë me besim në një sërë drejtimesh operacionale, duke çliruar territore të reja”, tha ai.

Fjalimi i tij vjetor në Parlamentin e Rusisë vjen dy javë përpara zgjedhjeve në të cilat ai pritet të fitojë me lehtësi. Putin, i cili ka qenë në pushtet si president ose kryeministër për më shumë se dy dekada, ka njoftuar se do të kërkojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar në mars të vitit të ardhshëm në një zgjedhje që ai pritet të fitojë me lehtësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit