-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ja në cilat rrugë ndalohet qarkullimi

Kryesoret

Sot nga ora 12:00 deri në orën 14:00 për shkak të Samitit BE-Ballkani Perëndimor  do të ketë ndalim qarkullimi, në Rrugën e Elbasanit, Unaza e madhe perëndimore – ish-sheshi “Shqiponja” – Qafë Kashar – Rinas-aeroporti “Nënë Tereza”;

Rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi deri në orën 16:00 të datës 29 shkurt konkretisht:
Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri tek Coin;
Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri tek Coin;
Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri tek Presidenca;
Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri tek Vila 30;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri tek rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i Ambasador 3 deri tek rruga “Dervish Hima”;
Rruga “ Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri tek hotel “Mariot”;
Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”;
Për banorët dhe automjetet që gjenden në rrugët dhe blloqet e banimit, brenda perimetrit të sigurisë do të lejohen të hynë dhe dalin, përkatësisht nga:
a)Blloku i banimit tek “Ambasador 3”, nga rruga “Sheh Ahmet Pazar” ose Faik Konica;

b) Blloku i banimit në rrugët “Themistokli Gërmenji”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu” dhe “Papa Gjon Pali II”, në drejtim hyrës dhe dalës drejt Rrugës së Elbasanit;
c)Blloku i banimit tek dy kullat në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ukraina e lirë”, në drejtim hyrës dhe dalës të kufizuar nga shërbimet e sigurisë dhe dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kthim i detyruar drejt bulevardit “Bajram Curri”;
d)Rruga “Lek Dugagjini” (para Universitetit) duke vijuar në rrugën “Faik Konica” (pas stadiumit), me dalje në Rrugën e Elbasanit, do të jetë e lirë për kalimin e mjeteve dhe qytetarëve (përjashto rastet kur ka kufizim në Rrugën e Elbasanit).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit