Në samitin e Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e ri të Rritjes, që po zhvillohet sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama shpalosi ambicien e Shqipërisë për të qenë gati në qershor për të aplikuar në zonën e pagesave euro. Liderët e rajonit ndodhen sot në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku po diskutohet mbi planin e rritjes ekonomike.
Drejtori i Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Gert Jan Koopman u shpreh se duhet ritëm i lartë punimesh në mënyrë që të përfitohet nga fondet e BE.
“Së pari udhëheqësit e pranishëm, dëshmi për angazhimin tuaj. Kjo tregon edhe ritmin e lartë që të ndodhë ndryshimi. Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëheqësit por edhe institucionet duhet të bëjnë punët e tyre. Disa nga nismat duhet të jenë tërësisht funksionale.
Ritmi është i lartë por na ka mbetur vetëm një muaj për të mbyllur agjendën e reformave. Cilësia e ligjeve që duhet të miratoni duhet të jetë e lartë. Na keni krah jush por ritmi duhet i lartë që fondet të hyjnë në maj para pushimit të verës”, u shpreh Koopman.