Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi në Lushnjë.
Ai ka thënë se 2 të lënduarit janë në gjende stabël.
Ndërsa për sa i përket deputetit Bujar Çela, Bushi është shprehur se ai ka marrë disa plagë në bark dhe ndërhyrja e tij do të marri kohë.
“Deputeti ka ardhur para një orë. Është intervenuar në spitalin e Lushnjës, ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Erdhi këtu, ne ri-hymë sërish dhe sapo e futëm në sallë. Ka disa plagë në pjesën e barkut.
Gjendja është stabël, ndërhyrja ndaj tij do të kërkojë pak kohë” tha ndër të tjera mjeku.