Sot do të zgjidhet kreu i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Votimi do të bëhet në ambientet e Medresesë së Tiranës, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të kryetarit aktual Bujar Spahiu, i zgjedhur më 02 mars të vitit 2019.
Kandidatë janë kryetari aktual Bujar Spahiu, Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit.
Zgjedhjet zhvillohen nën presionin e Turqisë për të larguar sipas tyre gylenistët nga drejtimi për t’u hapur rrugë xhamisë së Namazgjasë.