-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të vdekur në biznesin e deputetit! Çfarë tha dhe pse u arrestua sipërmarrësi?

Kryesoret

Katër ditë pas shpërthimit në kapanonin në Lushnje, ku humbën jetën 2 persona, atë e bir dhe mbetën të plagosur 7 të tjerë, është vënë në pranga përgjegjësi i punimeve. Leonard Gjini 32 vjeç, banues në fshatin Goriçaj. Nga hetimet sipas policisë ka rezultuar se 32-vjeçari ka lejuar kryerjen e punimeve, pa respektuar rregulloret të sigurimit teknik, të disiplinës teknike të mbrojtës në punë dhe nuk ka marrë masa për zbatimin, duke sjellë pasoja të rënda.

Por çfarë tha Gjini kur u mor në pyetje përpara se të arrestohej?

Leonard Gjini, pronar i Gjini Konstruksion sh.p.k. deklaroi pas ngjarjes se në vendngjarje nuk ka pasur asnjë punonjës të tij pasi ende nuk kishte nisur punë që prej lidhjes së kontratës dhe po priste momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve. Por sipas prokurorisë janë kryer punimet nga dy viktimat që nuk ishin kontraktuar.

“Është pyetur shtetasi Leonard Gjini shpjegon se ka një biznes aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur ne daten 27.11.2023 ka lidhur një kontratë sipërmarje me shtetasin Bujar Çela ndërtim magazine e cila ishte e pajisur me leje ndërtimi Nr200 dt 19.09.2023 Objekti kishte një vlerë prej 17963280 lek e cila më datë 10.02.2024 është konfirmuar për fillimin e punimeve.

Ai sqaron se për ngjarjen e ndodhur aty nuk lidhej me punonjësit dhe nuk ka idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objektin në fjalë, nuk ka dërguar asnjë punonjës apo të ketë bërë asnjë nënkontraktë për të kryer punime në këtë objekt. Pas daljes të lejes për fillimin e punimeve ai ka pritur momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve” thuhet në dosje.

Dy të vdekur! Vjen arrestimi i parë pas 4 ditësh pas shpërthimit në Lushnje

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit