Banka e Shqipërisë i ka pezulluat licensën institucionit financiar Micro Credit Albania.
Tani ky subjekt nuk mund të japë kredi dhe as të rinkostruktojë kreditë e dhëna deri më 30 qershor të 2024.
“Gjatë kësaj periudhe, subjektit i është lejuar të vijojë të trajtojë/ administrojë portofolin e kredive që ka të regjistruar në librat kontabël (arkëtimin e kësteve, ndjekjen e procedurave përmbarimore, ristrukturimin vetëm të principalit, interesit dhe maksimumit të lejuar të penaliteteve (30%), si edhe mund të shesë portofolin e kredive)”, thuhet në vendimin e Bankës së Shqipërisë.
Edhe më parë ky institucion përgjatë vitit 2023 nuk e ka ushtruar aktivitetin për shkak të shkeljeve që konstatoi Departamenti i Bankës së Shqipërisë pasi institucioni nuk kishte klasifikuar kreditë mbi bazën e riskut, nuk ka kryer një analizë të plotë financiare mbi aftësinë e paguese të klientëve të përmendur më sipër, por është bazuar në vetdëklarime të paverifikuara.