Disa detaje të tjera kanë dalë nga dëshmia e princ Lekës në lidhje me sulmin që pretendon se ka ndodhur nga ish-vjehërri i tij Gjergj Zaharia.
Princi ka deklaruar se pas dhunës që ka ushtruar ish-vjehrri ai është sulmuar edhe nga ish-bashkëshortja.
Sipas dëshmisë së bërë nga Princi thuhet se Elia e ka sulmuar deri në bulevard.
“Më pas ka ardhur dhe bashkëshortja Elia Zogu, e cila edhe ajo ka filluar të më sulmojë fizikisht edhe duke më ofenduar dhe kërcënuar edhe ajo. Unë kam tentuar që t’i largohem kësaj situate, por gjatë largimit ish-bashkëshortja ka vazhduar sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke me kërcënuar. Me pas kam dalë jashtë oborrit për t’u larguar, i ndjekur nga ish bashkëshortja ime e cila ka vazhduar edhe në bulevard duke me ndjekur. Me pas jam paraqitur pranë Komisariatit Nr.1 për të bërë kallëzim penal pasi kërkoj ndjekje ligjore të këtij problemi”, ka dëshmuar Princ Leka.