Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç nuk do të mbajë më këtë post.
Asaj i është propozuar posti i kryetares së re të Parlamentit të Serbisë.
Duke folur për Bërnabiç, Vuçiç theksoi se ajo është surpriza më e madhe në politikën serbe për të.
“Ana Brnabiq është surpriza ime më pozitive, ajo bëri më së shumti përparim, luftoi aq fort dhe guximshëm”, tha presidenti i Serbisë.