Rasti i dhunës në familjen mbretërore nuk iu ka shpëtuar mediave të huaja.
Mediat britanike kanë shkruajtur një artikull në lidhje me situatën më të fundit mes tyre. Daily Mail ka shkruar një artikull duke iu referuar hisotrisë së tyre shumëvjeçare si edhe divorcin dhe dhunën mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.
‘Princi i kurorës së Shqipërisë Leka pretendon se gruaja e tij Elia dhe babai i saj, 73 vjeç, e sulmuan atë me ‘objekte të forta’, ndërsa video e treshes duke u përleshur u publikua në mediat sociale, mes divorcit të çiftit” – me këtë titull e hap shkrimin Dailymail, duke vazhduar më tej me deklaratën e Oborrit Mbretëror.
Gjithashtu ‘MailOnline’ ka kontaktuar oborrin mbretëror shqiptar për koment në lidhje me situatën e çiftit si dhe divorcin e tyre, por nuk morën një përgjigje.