Policia e Krujës ka arrestuar 2 persona të cilët janë kapur duke transportuar kanabis.
Në pranga janë vendosur Altin Shkurtaj 39 vjeç, dhe Aldo Gjoni, 30 vjeç, të dy banues në Selitë, Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, këta dy qytetarë janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë 3 kg.
Lënda narkotike, së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.