Ditën e sotme Serie A hodhi në fushë ndeshjes e javës së 28-të të kampionatit. Në sy ra përballja mes Sassuolos dhe Frosinones dy ekipe të cilat luftojnë të shmangin rënien nga kategoria, ndërsa në fushë u panë 3 lojtarë shqiptarë.
Nedim Bajrami dhe Marash kumbulla patën minuta tek Sassuolo dhe si rival patën Marvin Çunin tek Frosinone. Një përballje e cila riktheu vendasit tek tre pikët në mes të një krize rezultatesh.
Thurstved gjeti golin “e artë” në minutën e 58-të ndërsa Marvin Çuni tentoi ti jepte një goditje festës vendase. Në minutën e 90-të sulmuesi shqiptar përfitoi një 11-metërsh i cili mund të ndryshonte totalisht fatin e ndeshjes por sulmuesi Kaio Jorge gaboi nga pika e bardhë duke ndihmuar Sassuolon me 3 pikë të vlefshme.
Bajrami luajti 90 minuta në këtë përballje ndërsa Kumbulla pati mundësinë të zbriste në fushë në minutën e 83 për Sassuolon e cila me këto 3 pikë ngelet në vendin e 18-të me 23 pik vetëm 1 më pak se Frosinone.
Shihni VIDEON