Një shtëpi në fshatin Moravë të Njësisë Administrative Otllak është përfshirë mesnatën e djeshme nga flakët.
Si pasojë e zjarrit, në njërën nga dhomat e banesës së shtetasit Barjam Hatija ka pasur dëme materiale, ndërkohë që s’ka asnjë të lënduar. Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e bombolës së gazit.
Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë njoftuar Shërbimet Zjarrfikëses, pasi shtëpia është përfshirë nga flakët.