I ftuar në “5Pyetje” nga Ilir Babaramo, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli foli në lidhje me ligjin për investitorët strategjik, ku u shpreh se nuk ka një bilanc se sa përfitime ka sjellë zbatimi i këtij ligji ndër vite.
“Ligji u shty dy herë. Meqë nuk mund të ishte me hapësirë boshe vakum ligjor u shty sërish koha e zbatimit të tij. Është një ligj pa asnjë diskutim nuk u mendua të shkonte kaq gjatë”.
Ende nuk kemi nga institucionet përkatëse një analizë të qartë sa kapitale ka mundësuar zbatimi i këtij ligji, lejet që janë dhënë, ajo që është kryesorja sa vende të reja pune ka mundësuar. Për të bërë një bilanc, që nga janari i 2016 deri tani nga këto 86 projekte, sa kapital është derdhur dhe çfarë kanë sjellë. Është përgjegjësia e institucioneve që duhet të mbikëqyrin zbatimin e këtij ligji” deklaroi eksperti i ekonomisë.
Investimet strategjike/ Shehaj tek 5Pyetjet: Ligj ku qeveria ka interes personal