15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk ka investime strategjike’! Shehaj: Këta që kanë kapur pushtetin…

Kryesoret

Ligji për investimet strategjike u diskutua mbrëmjen e sotme në studion e “5Pyetje”. Deputeti Agron Shehaj ka dalë kundër miratimit të këtij ligji pasi është një ligj në të cilin vet qeveria përfiton personalisht, ku përmendi dhe përfaqësues të lartë të maxhorancës.

Investimet strategjike/ Shehaj tek 5Pyetjet: Ligj ku qeveria ka interes personal

I pyetur nga moderatori Ilir Babaramo nëse ai qëndron kundër qeverisë apo ligjit, Shehaj u shpreh se në momentin kur sheh se vet qeveria ka interes përfitimi personal.

“Unë mendoj se dikush është zgjedhur me votat e qytetarëve duke premtuar se do u shërbejë qytetarëve, nuk duhet t’i marrë këto dhe të pasurohet vetë por t’i vërë në shërbim të qytetarëve. Kur një ministër shpall investitor strategjik një koleg të tyre këtu kemi të bëjmë me korrupsion. Kemi të bëjmë me padrejtësi. Kemi rastin flagrant kur një politikan hyn në politikë me xhepat bosh se s’kanë asgjë, por krijojnë mundësi vetëm për veten e tyre” u shpreh Shehaj.

Ndër të tjera ai shtoi se këtu nuk ka ndërtime strategjike por vetëm ndërtime nga ata që kanë kapur pushtetin.

“E vërteta është se në Shqipëri janë bërë pikërisht për këta që kanë kapur pushtetin politik që dinë vetëm të ndërtojnë, resorte, hotele. Nuk janë investime strategjike janë thjeshtë investime” tha Agron Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit