-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Tërbohet’ moti në vend, ja në çfarë zonash priten problematika

Kryesoret

Lajda Porja thotë se më problematika paraqitet e hëna, ndërsa gjatë ditëve në vijim, intensiteti i reshjeve do të bjerë. Problematike paraqitet gjithashtu edhe parametri i erës ndërsa temperaturat do të jenë të larta.

“Stuhi detare dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin shqiptar. Pas mesditës, pritet që pjesa më e madhe e Shqipërisë të përjetojë reshje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv. Në mesditë, situata do të paraqitet problematike në veri-perëndim dhe në zonat qendrore, ku reshjet do të jenë në formë shtrëngatash. Reshje më të pakta pritet që të kenë zonat e jugut, të cilat do të kenë intensifikim të reshjeve në orët e vona të pasdites, duke bërë që disa qytete të raportojnë probleme për shkak të rrebesheve.

Nga zona veriperëndimore, Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana, Kruja, Elbasani, për sa i përket zonave jugore, do të jetë Vlora, Gjirokastra dhe Saranda, do të jenë qytetet që do të kenë rrebeshe shiu. Parashikohet problematike për stuhitë e erës, e cila ka nisur që në fundjavë. Era në brigjet joniane do të jetë mbi 75 km/orë, duke sjellë probleme në trafikun detar. Akoma më e fuqishme do të jetë në det të hapur nga 90-100 km/orë në kanalin e Otrantos. Ka një përmirësim të situatës të martën dhe të mërkurën, ku do të ketë dobësim të ndjeshëm të reshjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit