-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kallashnikovë, plumbat shpërthyen makinën, dy të plagosur! Çfarë ndodhi në Shkodër?

Kryesoret

Një atentat i cili ngriti në këmbë gjithë policinë e shtetit ishte ai i mbrëmjes së sotme në Shkodër.

Një sulm i rëndë me 3 kallashnikov në fshatin Grudë e Re la të plagosur Gjergj Ndërshtiqa, 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë.

Njëkohësisht dhe vëllai i Marjan Ndershtiqajt drejtor rajonal i Drejtorisë Rajonale të Sherbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër.

I plagosuri i dytë është kunati i tij Gjon Nika, rreth 30 vjeç. Ky i fundit dyshohet se është dhe shënjestra që donin të ekzekutonin autorët.

FOTO/ Ky është polici që mori plumbin në Shkodër, kunati në gjendje të rëndë

Policia u nis menjëherë drejt vendngjarjes ku u gjet një mjet “Renault” i djegur. Nga hetimet rezultoi se makina ishte e të plagosurve e cila kishte shpërthyer në flakë pas breshërisë së plumbave.

Drejt qytetit u nisën  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Krimeve të Renda, RENEA, si dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë.

Rrumbullaku, RENEA dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë nisen të rrethojnë Shkodrën

Pak më vonë policia gjeti dhe një tjetër makinë të djegur e cila dyshohet se është e autorëve të atentatit.

Deri më tani hetimet vazhdojnë ende, teksa nuk dihet ende se cilët mund të jenë personat që kryen këtë sulm të armatosur.

Dy të plagosurit janë ende në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër/ U përdorën 3 kallashnikovë, të plagosurit vrapuan nëpër toka për të shpëtuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit