Në aksin Boboshticë-Dardhë kanë nisur reshjet e dëborës.
Mësohet se ka vështirësi në qarkullim dhe se dëborë ka arritur deri në 5 centimetër.
Në aksin Shtylle – Panarit janë regjistruar reshje të lehta dëbore këtë mëngjes, ndërsa trashësia ka shkuar deri në 2 cm.
Ndërkohë i gjithë qarku i Korçës prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e shiut.