Treguesit e punësimit u përmirësuan gjatë vitit 2023, por struktura sipas grup-moshës e të punësuarve tregon se, ka një tkurrje të fortë të të rinjve dhe një rritje të punësimit tek personat në moshë pensioni mbi 64-vjeç, raporton INSTAT.
Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023 sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës ishin të punësuar mbi 253,5 mijë persona të moshës 15-29 vjeç ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhe të vitit 2022.
Të dhëna të detajuara nga INSTAT tregojnë se punësimi në këtë kategori ra me -7.7%. Me përjashtim të periudhës korrik-shtator, kur është kulmi i turizmit, në tre tremujorët e tretë numri i të punësuarve të grup moshës 15-29 vjeç erdhi në rënie.
Rënia e punësimit në moshat e reja u shoqërua me rritje jo të zakonte të punësimit të pensionistëve (grup-mosha mbi 64 vjeç). Sipas INSTAT punësimi në këtë grup pati një zgjerim vjetor me gati 50% në tremujorin e fundit të vitit 2023.
Gati 82 mijë persona mbi 64 vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023 nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhe të vitit 2022. Të dhënat tregojnë se, ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë më shumë se në 3 mujorin e fundit të vitit 2022.