Një shqiptar i arrestuar në Dubai u deportua sot në Shqipëri. Ai është Bruno Çobo i cili akuzohet për mashtrim në vlerë të mëdha parash. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi i ka çuar Emirateve të Bashkuara Arabe listën e personave në kërkim që fshihen atje për t’u ekstraduar.
“Kemi filluar një bashkëpunim intensiv me INTERPOL-in me një fokus të ri për gjetjen e personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare. E kemi mbyllur vitin 2023 me një ekstradim nga Maroku për një person të dyshuar për një ngjarje kriminale, nga një vend që nuk kishim marrëveshje ekstradimi.
Po bashkëpunojmë për të hapur shtigje të reja me vende që nuk kemi marrëveshje. Instrumentet e vendosura nga INTERPOL na bëjnë që edhe me vende si Emiratet e Bashkuara Arabe të vendosim metode të tjera, ekstradim i thjeshtuar.
Që ka të bëjë me një metodë, komunikim, bëhet fjalë për një deportim. Pala arabe e sjell deri në Dubai dhe më pas e marrim. Persona të kërkuar me qiri e kishin gjetur këtë oaz për t’u fshehur, por rasti i sotëm i jep fund konsiderimit të këtij vendi si oaz dhe i japim fund një kulture pandëshkueshmërie.
Do të intensifikohet. Pas rreth një muaji, do të jem zyrtarisht në Emiratet e Bashkuara Arabe për të çuar më tej negocimin e një marrëveshje në fushën e ekstradimeve për ta çuar përpara këtë hap të rëndësishëm. Me Emiratet jemi duke diskutuar për një projekt për monitorimin e rrugëve me radar për pakësuar numrin e policëve dhe për të rritur sigurinë.
Ne kemi dorëzuar një listë të personave që kërkohen nga drejtësia. Për rastin në fjalë na është komunikuar që do të ekstradohet në mënyrë të thjeshtuar në datën dhe orën përkatëse” tha ai.
Përmirësimi i sistemit të adresave, Balla: Do ndihmojë shumë turistët