-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Einxhel komenton lidhjen Romeo-Heidi: Qajnë non-stop, vetëm të jenë për Oscar

Kryesoret

Në një emision televiziv e  ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë moderatorja Einxhel Shkira. Përveç kontributit të saj të suksesshëm në fushën e gazetarisë, Einxhel ishte finaliste e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.

Si e komenton ajo marrëdhënien midis Romeo Veshaj dhe Heidi Bacit të krijuar brenda shtëpisë së BBV?

“Për hir të së vërtetës unë mendoj, nga ana e strategjisë nëse e shikoj si një lojtare ose nëse do të isha një lojtare aty brenda, mendoj që zgjedhja e tyre për tu lidhur kaq shpejt ishte e gabuar, sepse e konsumon diçka që ti mund të shesësh aty brenda. Edhe ndoshta nëse ato janë aq lojtarë të fortë dhe e kanë kuptuar këtë gjë, do i duhej një gjë e re për ta mbajtur atë sistemin diellor tek vetja.

Dyshoj që është kjo, sepse Heidi pastaj nëse është një aktore aq e mirë, aq e shkëlqyer sa të preket aq shumë nga kjo gjëja pastaj edhe Romeo që qan non-stop, vetëm nëse janë për çmim Oscar që po qajnë kaq shumë për këtë situatën dhe të jetë e stisur. Do të humbin pikë ata për veten e vet nëse do të kuptohej që kjo gjëja është bërë sa për lojë.

Unë mendoj që nëse kjo ndjenjë që në fillim do të ishte reale, pra unë kam njëpikëpyetje që në fillimin e kësaj gjësë, mendoj që ka një pëlqim dhe e kanë xhan njëri-tjetrin. Por nuk mendoj që është një ndjenjë aq sublime sa mund të superojë ambiciet e tyre individuale” deklaroi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit