Emisari amerikan Gabriel Escobar ka arritur sot për vizitë në Kosovë. Ai është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.
Takimi mes Osmanit dhe Escobarit po zhvillohet në Presidencën e Kosovës, dhe pas takimit është njoftuar se do te ketë deklaratë për medie.
Në takim po merr pjesë edhe ambsadori amerikan Jeff Hovenier. Escobar, pas Osmanit do të zhvilloj takim edhe me krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti do të takohet nesër.