-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

11 zyrtarë bashkë për një pallat 7 katësh, detaje nga arrestimet në Sarandë

Kryesoret

Prokuroria e Sarandës ditën e djeshme lëshoi 11 urdhër-arreste ndaj zyrtarëve të IMT dhe Legalizimeve.

Shkak i arrestimit të tyre mësohet se është bërë një hotel 7 katësh në lagjen nr.4 në Sarandë. Hotel që rezulton në pronësi të ish drejtorit ALUZIN Sarandë, Mariel Murati.

Murati kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues të blerë nga ana e tij, por e kishte rrënuar të gjithin duke e ndërtuar pa leje nga fillimi e duke shtuar më shume kate se sa ekzistuesi. Pas kësaj ai ka arritur ta legalizojë objektin pa leje, hotel i cili është vendosur dhe funksionon si i tillë prej rreth 2 vitesh.

Të gjitha këto veprime kanë ndodhur pasi ai e kishte lënë detyrën e drejtuesit të ALUIZNI Sarandë dhe ishte emëruar në një detyrë tjetër drejtuese.

Deri më tani në pranga nga zyrtarët kanë përfunduar:

Ermen Stroka

Erald Lika

Ina Papa

Viktor Qesari

Toni Simoni

Oltion Durmishi

Denis Balili

Manushaqe Saliko

3 personat e shpallur në kërkim janë Mariel Murati, pronar i hotelit e njëkohësisht ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, aktualisht drejtor i FSDKSH Sarandë, Kozeta Statha, ish-Drejtore e ASHK Sarandë dhe Andri Dhima, ish-Drejtor i ASHK Sarandë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit