Një pus nafte ka marë flakë mesditën e sotme në Gjorgoz në Cakran.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë arritur shërbimet zjarrfikëse dhe kanë neutralizuar flakët brenda disa minutave.
Sipas informacionit të marrë pranë kompanisë , ky pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.
Nga ky zjarr nuk ka asnjë dëm përveç ndotjes së mjedisit.