Të hënën mediat në Kosovë publikuan rastin e një vajze 13-vjeçare e cila ishte rrëmbyer nga 2 burra në Malishevë.
Ajo u gjet e përdhunuar në Drenas.
Ky rast ka sjellë një protestë ditën e sotme në Prishtinë.
Me thirrjet “Siguri për vajza dhe gra”, “Kush na mbron nga Policia”, “Ne nuk harrojmë”, “S’ka paqe pa sigurinë e grave”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka protestuar, për të kërkuar siguri ndaj grave dhe vajzave.
Ndërkaq, edhe aktivistja Erza Dubrova u shpreh se shteti ose heshtë ose bëhet bashkëfajtor në dhunën që ushtrohet ndaj grave.