Bayern Munchen po rigjen formën e duhur në këtë fazë të sezonit teksa mori një fitore 2-5 ndaj Darmstardt.
Tre pikë të cilat erdhën me përmbysje pasi vendasit shënuan të parët në minutën e 28-të. Megjithatë kampionët e Gjermanisë e mbyllën në avantazh pjesën e parë me golat e Musiala dhe Kane.
Në pjesën e dytë llogaritë u mbyllën përfundimisht. Fillimisht sërish Musiala e pas tij Gnabry e Tel siguruan 3 pikët. Oscar Vilhelmsson, në shtesë, dërgoi shifrat në 2-5.
Një sfidë e cila pa the Harry Kane të vendosi një rekord personal. Anglezi bëhet sulmuesi i parë në historinë e Bundesligës që shënon 31 gola në sezonin e tij debutues.
Kështu, ekipi i Tuchel renditet në vendin e dytë me 60 pikë, 7 më pak se Leverkusen kryesues, që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e vet për këtë javë.