Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës ku një 38-vjeçar ka tentuar të vriste nënë e bir me makinë duke kaluar korsinë e këmbësorëve.
Davë dhe Kristian Ndoja, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç punonin si infermierë, njësoj si autori, Mersin Mlloja. Duket se mes tyre ka pasur një konflikt.
Është arrestuar Mersin Mlloja i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij.,
Mbi 38-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Vau i Dejës/ Tentoi të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë, në pranga 38-vjeçari