Mallorca sfidoi ditën e sotme në “Son Moix” sfidoi Granadën. Një përballje mbijetese dhe për dy sulmuesit Vedat Muriqi dhe Myrto Uzuni pasi shohin ekipet e tyre në luftën e ftohtë për mbijetesë në La Liga.
Ndeshja pa një dominim të Mallorcas ku Muqiqi luajti gjithë takimin, megjithatë gjithçka u vendos nga një gol në minutën e 85-të nga Raillo. Një tjetër disfatë për ekipin e Uzunit, i cili luajti për 72 minuta por pa mundur të lërë shenjë.
Granada renditet në vendin e 19-të me vetëm 14 pik dhe shkon gjithnjë e më shumë drejt rënies në Secunda Division, Mallorca e Muriqit nga ana tjetër me 3 pikët e fituara rendtiet në vendin e 14-të.