Partia Socialiste ka vendosur në asamblenë që u zhvillua sot në Gjirin e Lalzit që të mbajë zgjedhje të brendshme më 12 maj të këtij vitit, ku do të dalin emrat e rinj të kryetarëve të organizatave socialiste në bashkitë e vendit.
Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi deklaroi se po rienergjizohet qeliza e partisë për ta bërë gati armatën për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
“Kërkojmë të marrim më shumë mandate se në garën e fundit dhe për këtë po punojmë. PS është një parti e madhe dhe synon çdo garë fitore, dhe ka nevojë të riorganizojë qelizën e saj dhe gjithë strukturën. Synojmë të përmirësojmë në këtë fazë që jemi”, u shpreh ai.
Edi Rama: Pakti me opozitën, hotelet në Sazan dhe rilindja ushtarake