Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para në vitin 2022 pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, si prodhuesit edhe ofruesit e shërbimeve ruajtën marzhet e fitimit, nëpërmjet rritjes së çmimeve.
Me thellimin e dukurisë së mungesës së fuqisë punëtore, që në rastin e Shqipërisë, është e ndikuar më tepër nga emigracioni, lëvizjet demografike të brendshme dhe plakja e popullsisë në vite, bizneset nuk pritet t’i shtrenjtojnë çmimet, por pohojnë se do ta amortizojnë koston e rritjes së pagave për mbajtjen e punëtorëve me shkurtim fitimesh dhe investimesh.
Prodhuesit mbeten më të prekurit në kosto nga ndryshimet e tregut të punës. Përpunuesit e peshkut përveç goditjeve nga rënia e euros, nuk po arrijnë të gjejnë punonjës për të përballuar kërkesën e lartë për eksport drejt Spanjës dhe Italisë. Për këtë arsye, kanë nisur të reduktojnë prodhimin (Lexo KETU shkrimin e plote).