Një debat ka ndodhur mes 2 të ftuarve në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në lidhje me investimin e Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Trump që do të bëjë në rivierën shqiptare.
Analisti Lavdrim Lita dhe gazetari Flogert Muça kanë debatuar në lidhje me investimin.
Lavdrim Lita: Aty nuk mund të ndërtohej se ishte zonë e mbrojtur, ndaj u vendos ligji. Ku janë këto shoqata, pse nuk flasin për Sazanin? Ku janë këta deputetët e Vlorës? Ku janë këto shoqata mjedisore
Flogert Muça: Mos e përbaltni menjëherë këtë lajm. Promovimi është i garantuara, po flasim për një super kompani.
Lavdrim Lita: Ne marrim vesh nga mediat amerikane se ishulli i Zvërnecit bëhet ishulli i Trump. E morëm vesh nga të huajt. Ne e kemi kuptuar investimit në anglisht dhe në italisht. Ne se dimë more zotëri!
Adriatik Lapaj: Na duhet një republikë transparente. Pavarësisht nëse ai që vjen është andej lart poshtë.
Saimir Korreshi: Investimi mund të ketë gjithë të mirat e botës mënyra si bëhet, si kërkon Rama të bëhet në errësirë të plotë të lë shije të hidhura dyshimi se çdo gjë bëhet në errësirë të plotë dhe jo transparente. Mënyra si e bën të lë shije të hidhur.