-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është i arrestuari me tre emra që dyshohet se vrau ish-policin në derë të shtëpisë?

Kryesoret

Katër ditë pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas në shtëpinë e tij policia ka arrestuar dy persona. Njëri dyshohet autor dhe tjetri bashkëpunëtor. Të arrestuarit janë; Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari. Pista kryesore është ajo e hakmarrjes, për shkak se Bejtja ka qenë një personazh i njohur i botës së krimit.

Skema, si u krye vrasja e Gentjan Bejtja
Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor, autorët janë afruar te banesa e Gentjan Bejtjas me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas. Pak metra më tutje, në fshatin Hasan kanë djegur automjetin “Land Rover Discover”.  Për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë marrë një tjetër makinë, tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Si u ra në gjurmët e autorit?
Ka qenë kjo makinë, pra “Golf” me targë AB960GG që ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar në gjurmët e autorit të dyshuar. Nga kërkimet ka rezultuar se “Golfi” është në pronësi të E. H., lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Mirëpo, është përdorur edhe nga Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, autori i dyshuar. 4 ditë pas vrasjes, policia ka bërë ndalimin e pronarit të makinës dhe dëshmia e tij mesa duket ka qenë ndihmesë për policinë duke shkuar drejt autorit të dyshuar dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij. Armë, municion luftarak, ID false në shtëpinë e autorit të dyshuar Gjatë kontrollit të banesës autorit të dyshuar u gjetën dhe armë, municion luftarak, radio-marrëse, si edhe pasaportë dhe kartë identiteti të falsifikuar në emër të një shtetasi Kosovar.

U gjetën një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG”, thuhet në njoftim të policisë.

Ndonëse Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari është një nga autorët e dyshuar, policia nuk e ka akuzuar atë për vrasje, por vetëm për 2 vepra penale atë të “Mbajtes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Akuza më e rëndë është për bashkëpunëtorin e tij. 29-vjeçari Haxhiu akuzohet për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Hetimet vijojnë pasi dyshohet se ka qenë më shumë se 1 autor.

Vrasja e Gentjan Bejtjas, dalin emrat e të arrestuarve, Ilir Brahimi dhe Edison Haxhiu

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit