Është liruar nga burgu partnerja e Laert Haxhiut, autori i ngjarjes së njohur si masakra e Lushnjës.
Bëhet fjalë për Klea Gjatën, e vënë në pranga pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili ka statusin e të penduarit. E reja ndodhet ende nën hetim për moskallëzim krimi si dhe përkrahje ndaj autorit. Gjykata ka vendosur se asaj i ndalohet dalja jashtë vendit.
Laert Haxhiu është duke u gjykuar ne mungese për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017.
Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.