Pas miratimit të djeshëm së Komisionit Hetimor për për Sterilizimin dhe Check-Up, kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi ka njoftuar edhe mbledhjen e parë që do të mbahet.
Me anë të një njoftimi Vokshi lajmëron se mbledhja e parë do të mbahet të hënën më 25 mars në orën 11:00.
“Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin “Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet ne njoftimin e Albana Vokshit.