Aplikacioni Whatsapp ka sjellë disa risi të reja për sa i përket përdorimit.
Nëse më parë mund të postonim video në statusin tonë për jo më shumë se 30 sekonda tani do të kemi akses më të madh kohor.
Gjithashtu një tjetër risi është rritja e kontrolleve të privatësisë.
Për përdoruesit që i japin përparësi diskrecionit, WhatsApp ka prezantuar veçori si “Heshtja e telefonuesve të panjohur” dhe “Kontrolli i privatësisë”. Këto mjete ju japin më shumë kontroll se kush mund t’ju kontaktojë dhe si shfaqet prania juaj në internet.
Një tjetër e re është se tani mund të përdorni dy ose më shumë llogari WhatsApp në një aplikacion WhatsApp.