Shefi i Zyrës së NATO-s në Beograd, Giampiero Romano, duke folur për vendimin për fushatën e sulmeve ajrore të NATO-s kundër ish- Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi) në vitin 1999, tha sot se Aleanca “krijoi bazën për ndërprerjen e armiqësive dhe luajti një rol kyç në përfundimin e konfliktit dhe krizës humanitare”.
Gjenerali i NATO-s në Serbi tha se fushata ajrore “krijoi themelet jo vetëm për ndërprerjen e armiqësive, por edhe për një kornizë të re të sigurisë së përhershme në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin,” tha gjeneral brigade Giampiero Romano, shefi i Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të Aleancës Veri-Atlantike në Beograd për Zëri i Amerikës (edicioni në serbisht).
Romano saktësoi se vendimi për të ndërhyrë në mars të vitit 1999 është marrë pas më shumë se një viti luftimesh në Kosovë dhe përpjekjeve të pasuksesshme për zgjidhjen e konfliktit në rrugë diplomatike me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Për më shumë kliko KËTU