Ka filluar përballja Suedi-Shqipëri në “Friends Arena” ku Kombëtarja kuqezi kërkon të lërë pas disfatën 0-3 ndaj Kilit në Parma.
Trajneri Sylvinho ka hedhur në fushë këtë formacion:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Mihaj, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Laçi, Asani, Broja.
Ndërsa Suedia luan me: Olsen, Kraft, Starfelt, Lindelof, Augustinson, S. Olson, Sam. Gustafson, Kulusevski, Forsberg, Isak, Nilson.
Trajner: Jon Dahl Tomason
Silvinjo ka theksuar se kjo është një ndeshje për të bërë teste dhe kështu ka ndodhur me takimin e sotëm, ku ka lëvizje në rreshtimin e kuqezinjve në krahasim me formacionin tip, apo edhe me ata që u provuan pak ditë më parë në stadiumin e Parmës.
Ndërkohë rreth 3 mijë tifoz shqiptarë ndodhen në stadium në mbështetje të Kombëtares.