Janë arrestuar 6 të rinj të cilët u kapën në flagrancë teksa po përgatiteshin të qëllonin në kodrën e fshatit Hamallaj me armë zjarri që i kishin pa leje dhe do t’i postonin më pas në Tik Tok.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë:
•Njazi Sula , 56 vjeç dhe Mirilind Sula, 19 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Rrushkull, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “;
•Klivan Pepkolaj, 19-vjeç, Klajdi Jaku, 20 vjeç, Aurel Toshi, 18-vjeç, Andi Hajdarkolaj, 19 vjeç, dhe Eljos Toshi, 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë operacionit u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën të rinjtë kryenin qitje.
U sekuestruan 2 armët e zjarrit, 2 krehra, rreth 500 fishekë luftarak, 8 celularë dhe 2 automjete.