Nuk ka qetësi në komisionin hetimor për dy koncesionet në shëndetësi. Debate të shumta janë zhvilluar mes kryetares së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshit dhe nënkryetarit të PS, Plarent Ndreca. Deputeti socialist Petro Koçi tha se kërkesa që ka bërë opozita për këto dy koncesione është dinjitoze por kërkoi që të mos ketë kacafytje. Petrit Vasili tha se e vërteta varet nga dokumentet që do të japë qeveria.
Debati në komision
Saimir Korreshi: Ju doni me e bërë tabelë qitje kryetaren, shumë mirë, se keni marrë cikë eksperiencë nga aksionet tona, por më parë shpallni aksionin opozitar. Po flasim për 200 milionë Euro. Ose do ta kthejmë nga e mbara ose të marrim kusinë dhe kazanë dhe ti biem.
Petro Koçi: Gjykoj që kërkesa që ka bërë opozita, është shumë dinjitoze, janë çështje të rëndësishme që kanë krijuar sensibilitet në opinion. Është një nga komisionet hetimore me arsye të qëndrueshme. Por fillimi i punimeve nuk është i mbarë. Është një përsëritje historie, që është një nga njollat më të zeza të këtij parlamenti. Përgjithësisht këtu janë thirrur “skifterë” të palëve apo më të duruarit.
Nuk do të ishte e udhës që përfundimi pas katër muajsh të jetë e njëjta histori, raporte dypalëshe dhe kacafytje në procedurat e këtij komisioni. Gjykoj që etika dhe rregullsia varet nga ai ose ajo që drejton. Do ju ftoja që të ishin në përputhje me këtë mandat. Ne duhet të kërkojmë të vërtetën dhe paracaktimi sjell zhvillime të mbrapshta. Do të doja të ecim ndryshe dhe jo me ndërhyrje që ngacmojnë nervat e njëri tjetrit.
Albana Vokshi: Ne kemi informacion zyrtar, por edhe të ardhur nga shumë burime. Ju të keni qetësinë e duhur që ne të bëjmë punën. Ta merrni me qetësi. Do të na duhet të punojmë me orare të zgjatura dhe të mos e nisim që sot me tentativa për të dëmtuar punën e komisionit dhe me zhurmues. Nëse nuk bashkëpunojmë do ta kemi të vështirë të bëjmë një hetim të thelluar për këto dy afera.
Petrit Vasili: Që është aferë është kjo sepse ka njerëz të dënuar për këtë. Ideja që të mos e themi ne këtë llaf, ore llafet do të thuhen, nuk e mbyll dot, do të shkojmë tek e vërteta. Një pjesë e mirë e informacioneve janë në dorë të qeverisë. Shpresojmë që komisioni të ketë një fat tjetër dhe jo komisionet e tjera. Nëse është kjo frymë e vërtetë për të punuar, nuk mund të thuhet dua vendim për një vendim që kam ngritur dorën.
LIVE-‘Je në konflikt interesi’! Sherr në komision: Pusho! Na e solle në majë të hundës