Janë rikthyer reshjet e dëborës në këtë fund marsi.
Në qarkun e Kukësit, në zonat malore gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë 800 m reshje bore.
Reshjet e borës kanë rënë në njësitë administrative: Kalisë, Arrën, Surroj, Bushtricë, Gryk-Çajë, Ujmishtë, Topojan, Shishtavec e Borje.
Trashësia e borës në këto zona ka arritur deri në 10 cm.
Raportohet se akset rrugore janë të kalueshme dhe nuk ka probleme me qarkullimin.