Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Tom Kola”, rreth orës 03:40 të 25 marsit.
Tritoli është vendosur në derën e banesës së 62-vjeçarejes Frida Sala.
Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në vendosjen e tritolit.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëmet në portë dhe në makinën e parkuar aty pranë.
Shpërthen tritoli në shtëpinë private në Shkodër, policia nis hetimet