Disa zyrtarë doganorë në Bullgari kanë konfiskuar rreth 170 kilogramë drogë të llojit kokainë të cilat ishin fshehur në një dërgesë me banane që vinte nga Ekuadori.
Prokurori i qarkut, Georgi Chinev u shpreh se droga fshihej në kontenjerët me banane.
Vlera e drogës së konfiskuar ishte 6.2 milionë euro.
Drejtoresha e agjencisë së doganave tha se ky është konfiskimi më i madh i kapur ndonjëherë në portin e Burgasit.
Droga ishte fshehur në 150 paketime që ishin vendosur prapa një muri të ndërtuar në njërin prej kontejnerëve me banane.