Gjykata e Tiranës cakton nga 6 muaj urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë ndaj njëri-tjetrit.
Elia Zaharia do qendrojë në pallatin mbretëror, Princ Leka do e takojë vajzën në prani të dados.
Princ Leka dhe Elia Zaharia për 6 muaj nuk duhet t’i afrohen më shumë se 5 metër njëri-tjetrit.
Seanca e sotme e orës 13:00 u zhvillua në vijimësi të seancës së 21 marsit, e cila u shty për mosparaqitje nga mbrojtja e Zaharisë të aktekspertizës që vërtetonte shenja dhune ndaj saj.